Hasan Esen
02 Korrik 2016•Përditësim: 03 Korrik 2016
TROMSO (AA) - Mesxhidet më të afërta me Polin e Veriut ndodhen në qytetin norvegjez Tromso. Edhe pse xhamitë Al-Rahma dhe Al-Nur janë të vogla, ato mund të pranojnë një numër të madh të besimtarëve që duan të kryejnë ritet fetare, raporton Anadolu Agency (AA).
Al-Rahma është pjesë e ndërtesës së gjelbër në Gronnegat. Në mesxhid, shihen fotot e Qabesë në Mekë dhe Xhamisë së Profetit në Medinë të Arabisë Saudite.
Mesxhidi në fakt është një shtëpi e vjetër, ku për 20 vjet muslimanët mësojnë nga libri i shenjtë Kurani dhe kryejnë lutjet e tyre. Ky mesxhid nuk është vendi ku besimtarët vetëm falen, por aty organizohen edhe iftare të agjëruesve të cilët kanë rastin që përmes bisedës të njihen më mirë dhe të shkëmbejnë ide dhe mendime.

Dera e këtij mesxhidi por edhe të tjerave nuk janë të hapura vetëm për muslimanët, por për të gjithë ata që duan të dinë më shumë për Islamin.
Treqind metra nga Al-rahme është mesxhidi El-Nur. Këtu, burrat dhe gratë mund të mësojnë për Islamin, si dhe të marrin pjesë në kurse të leximit të Kurani-it.
Themeluesi i El-Nur, Andrew Wenham tha se ndërtimi i qendrës ka filluar në vitin 2006.
"Ne morëm mbështejen e sauditëve, të cilët e panë se në Tromso ka shumë muslimanë. Ai erdhi dhe e pa se ne kishim një qendër shumë të vogël. Ne kishim një vend të cilin donim ta blenim, ku ai na ndihmoi financiarisht", tha Wenham, i cili është me origjinë nga Australia.