Evren Aydemir
27 Janar 2017•Përditësim: 28 Janar 2017
BERLIN (AA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se nuk do të lejojnë që kërcënimi nga terrorizmi të ndryshojë mënyrën e jetesës në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).
Merkel është shprehur se në takimin me presidentin francez, François Hollande, në Berlin, do të diskutojnë kryesisht për çështjet në interes për Bashkimin Evropian. Ajo në një deklaratë me Hollande para takimit duke vënë në dukje se do të vizitojnë vendin në tregun e Krishtlindjeve ku vitin e kaluar në Berlin ndodhi sulmi terrorist, tha se "Mendojmë se këtë kërcënim mund ta parandalojmë vetëm së bashku. Me vizitën tonë atje dëshirojmë të tregojmë se nuk do të lejojmë që të ndërhyjnë në mënyrën tonë të jetesës. Këtë banorët e Parisit dhe francezët na e kanë treguar në mënyrë të prerë."
Pasi ka vënë në dukje se janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin në luftën kundër terrorizmit, Merkel tha se BE-në e presin sprova të mëdha dhe se vendet anëtare krahas luftës kundër terrorizmit duhet të tregojnë më shumë solidarizim në çështjet ekonomike, për ndryshimet klimatike, marrëveshjet tregtare dhe në formimin e tregjeve të brendshme dixhitale.
Gjithashtu ajo ka theksuar se kanë konsensus me Hollande në çështjen e rëndësisë së BE-së, duke shtuar më tej se me presidentin e Francës kanë ndarë pikëpamjen e ngjashme se vetëm së bashku mund të zgjidhen problemet në vendet anëtare dhe jashtë kufijve të BE-së.
Presidenti Hollande pasi ka rikujtuar se do të vizitojnë sheshin ku ka ndodhur sulmi terrorist në Berlin, është shprehur se, "Do të tregojmë edhe njëherë solidarizimin tonë. Në të njëjtën kohë do të tregojmë krenarinë se kush jemi dhe se jemi një Evropë që mbron vlerat që përfaqësojmë në botë, vendet demokratike dhe vendet e lira."
Duke shtuar se do të mbrojnë veten dhe kufijtë e tyre Hollande tha se "Do të mundësojmë sigurinë tonë. Por sigurisht që do të mbartim edhe vlerat tona. Për këtë jemi evropianë."
Ai ndër të tjera ka shtuar se Franca ka mundësitë e mjaftueshme për të mbrojtur veten e saj, dhe ka shtuar se do të jenë edhe më të fortë, dhe se në saje të tregjeve që dëshirojnë të formojnë kanë dëshirën për të arritur më shumë mirëqenie.
Pasi ka nënvizuar se ndodhen në situatën për të biseduar rregullat e reja të tregtisë me presidentin amerikan Donald Trump dhe se nuk do të bëjnë tolerime në çështjet që besojnë vetë, Hollande tha se duhet të bisedojnë edhe për riformësimin e unionit me 27 anëtarë pas largimit të Britanisë nga BE-ja.