Büşra Selvi Öğütcen
09 Maj 2016•Përditësim: 09 Maj 2016
ZAMBOANGA (AA) – Afër 54 milionë votues të regjistruar në Filipine sot zgjedhin presidentin e ri të vendit, zëvendësin e tij, senatorë dhe kryetarë të komunave, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendrat e votimit në mbarë vendin janë hapur sot në mëngjes në orën 06:00 sipas kohës lokale, ndërsa mbyllja e tyre planifikohet në orën 17:00. Procesi i votimit në disa rajone me siguri do të zgjasë më tepër sepse Komisioni Zgjedhor tashmë njoftoi se ka probleme teknike me pajisjet për numërimin elektronik të votave.
Zgjedhjet në Filipine organizohen nën masa të përforcuara të sigurisë, ndërsa janë angazhuar më shumë se 100.000 policë. Në garën zgjedhore për president të Filipineve marrin pjesë pesë kandidatë. Sipas hulumtimeve të fundit të anketave favorit në zgjedhje është kryebashkiaku i Davao, Rodrigo Duterte.