Mesut Zeyrek
11 Nëntor 2019•Përditësim: 12 Nëntor 2019
Ashtu si vitet e kaluara, edhe sot në orën 11:11 në Gjermani ka filluar sezoni karnaval, i cili filloi me një seri programesh në disa qytete, përfshirë Këlnin, Dusseldorf dhe Mainz, raporton Anadolu Agency (AA).
Ashtu si vitet e kaluara, edhe sot në orën 11:11 në Gjermani ka filluar sezoni karnaval, i cili filloi me një seri programesh në disa qytete, përfshirë Këlnin, Dusseldorf dhe Mainz. Disa mijëra njerëz u mblodhën në sheshin Heumarkt, Këln, që me zë numëruan deri në 11, duke shënuar zyrtarisht fillimin e sezonit të karnavalit. Gjatë programit motoja e të cilit këtë vit është "Zemra rreh në këtë pjesë të qytetit", pjesëmarrës të shumtë me kostume, përskaj temperaturave të ulëta të ajrit, befasuan audiencën. ( Mesut Zeyrek - Anadolu Agency )
Disa mijëra njerëz u mblodhën në sheshin Heumarkt, Këln, që me zë numëruan deri në 11, duke shënuar zyrtarisht fillimin e sezonit të karnavalit.
Gjatë programit motoja e të cilit këtë vit është "Zemra rreh në këtë pjesë të qytetit", pjesëmarrës të shumtë me kostume, përskaj temperaturave të ulëta të ajrit, befasuan audiencën.
U mbajtën edhe koncerte më të vogla, dhe të pranishmit shfrytëzuan rastin të kalojnë një kohë të mirë.
Gjatë sezonit të karnavalit, i cili në mënyrë simbolike quhet edhe si epoka e pestë të vitit, do të mbahet edhe një parakalim më 24 shkurt të vitit 2020 (Rosenmontag - E hëna trëndafil), ndërsa sezoni do të zgjasë deri më 26 shkurt të vitit 2020.