Cüneyt Karadağ
08 Prill 2016•Përditësim: 09 Prill 2016
BERLIN (AA) – Në Gjermani në mars të vitit 2016 kanë hyrë 20 mijë e 608 refugjatë, deklaroi Ministria e Punëve të Brendshme e këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës, 6 mijë e 53 refugjatë janë me origjinë nga Siria. Numri i refugjtëve të cilët kanë hyrë në Gjermani në muajin mars është shumë më i ulët në krahasim me dy muajt e parë të vitit 2016.
Në deklaratë theksohet se në mesin e refugjatëve të cilët kanë ardhur në Gjermani janë edhe 2 mijë e 626 refugjatë nga Iraku, 2 mijë e 67 nga Afganistani dhe 919 nga Irani.