Kerem Kocalar
11 Maj 2017•Përditësim: 11 Maj 2017
GAZIANTEP (AA) – Së paku 38.000 refugjatë sirianë janë kthyer në qytetin e Jarabulusit, në kufirin siriano-turk, i cili gjatë ofensivës “Mburoja e Eufratit” tërësisht është pastruar nga terroristët e DEASH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Është duke vazhduar kthimi i sirianëve të cilët shpëtimin nga lufta, që në Siri po zgjat gjashtë vite, e kanë gjetur në Turqinë fqinje. Për çdo ditë në Jarabulus kthehen rreth 200 persona.
Në mesin e tyre ka shumë gra dhe fëmijë të cilët me çanta në dorë kthehen në shtëpitë e tyre.
Me qëllim të neutralizimit të kërcënimit terrorist në vijën kufitare, mbështetjes së forcave të koalicionit dhe zhbllokimit të korridorit humanitar, forcat turke të sigurisë më 24 gusht të vitit të kaluar në veri të Sirisë filluan operacionin “Mburoja e Eufratit”.