Ruslan Rehimov
11 maj 2023•Përditësim: 11 maj 2023
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se në kufi janë shënuar konflikte me forcat e Armenisë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga ministria thuhet se mbrëmë pozicionet e ushtrisë së Azerbajxhanit u vendosën nën zjarrin intensiv nga pozicionet e ushtrisë së Armenisë në zonën Zod të qytetit Basargeçer.
Bëhet e ditur se nga zjarri i hapur nga ushtria armene ka humbur jetën një ushtar azerbajxhanass.
Po ashtu bëhet e ditur se edhe njësitë e Azerbajxhanit kanë marrë masat e ndërhyrjes së nevojshme pasi forcat armene kanë vazhduar zjarrin pavarësisht paralajmërimeve.
Edhe në një deklaratë tjetër të ministrisë, theksohet se ushtria e Armenisë vazhdon të hapë zjarr me armë të rënda dhe mortaja ndaj pozicioneve të ushtrisë së Azerbajxhanit.
Ndërkohë, në lajmet në shtypin armen thuhet se në konflikte janë plagosur 3 ushtarë armenë.