Anees Suheil Barghouti
23 Mars 2018•Përditësim: 24 Mars 2018
BETHLEHEM (AA) – Mijëra vrapues nga e gjithë bota morën pjesë në maratonën e 6-të vjetore të Palestinës, që nisi sot në Bethlehem të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
"Mbi 7.000 vrapues palestinezë dhe të huaj nga 72 vende morën pjesë," tha për AA, koordinatorja e maratonës, Itidal Abdul Gani.
E mbajtur nën flamurin "Liria e Lëvizjes", maratona filloi në Kishën historike të Bethlehemit të Sheshit të Lindjes.
Më pas, vrapuesit vrapunan përgjatë murit famëkeq izraelit të ndarjes në Bregun Perëndimor.
Sipas Itidal, maratona përfshin katër gara të veçanta: një vrap të shkurtër pesë kilometrash për familjet; një vrap prej 10 kilometrash; një vrap prej 21 kilometrash; dhe një vrap 42 kilometrash për atletët seriozë.
Gergir Marani, 45 vjeç, për AA tha se ai mori pjesë në këtë ngjarje për të treguar solidaritet me popullin dhe kauzën palestineze.
"Unë jam këtu me gruan time dhe dy fëmijë", tha ai. "Ne po vizitojmë Palestinën për festën e Pashkëve dhe vendosëm të marrim pjesë në maratonën për të promovuar mesazhin e saj të lirisë".