Haydar Hadi
04 Nëntor 2016•Përditësim: 04 Nëntor 2016
MOSUL (AA) - Njoftohet se janë rimarrë 6 lagje në afërsi të qendrës së qytetit të Mosulit që mbaheshin nën kontroll nga organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Komandanti i operacioneve Ninova, Abdulemir Reshid Yarullah në një deklaratë me shkrim ka theksuar se "Forcat kundër terrorizmit kanë çliruar lagjet el-Melayin, es-Semah, el-Hadra, Kerkukli, Kudus dhe Kerama".
Yarullah, ndër të tjera ka bërë të ditur se në ndërtesat e qeverisë në lagjet e rimarra është vendosur flamuri i Irakut.
Ndër të tjera bëhet e ditur se vazhdon që prej 19 ditësh operacioni për çlirimin e Mosulit nga organizata terroriste DEASH. Ky operacion është ndërmarrë nga ushtria e Irakut, forcat policore, forcat Peshmerge të Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut dhe nga forcat e koalicionit ndërkombëtar të cilët ofrojnë mbështetje ajrore.
Organizata terroriste DEASH pati marrë nën kontroll qytetin në qershor të vitit 2014 pas tërheqjes së forcave të ushtrisë nga rajoni.