Zeynep Hilal Karyağdı Duran
07 Tetor 2023•Përditësim: 08 Tetor 2023
Në sulmet izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës, 232 persona u vranë ndërsa 1.697 u plagosën, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë në Gaza, raporton Anadolu.
Ministria ndau shifrat e fundit për numrin e të vdekurve në Rripin e Gazës pas nisjes së sulmeve të emërtuara si "Tufani i Aksa-së".
U konfirmua se 232 persona humbën jetën në anën palestineze ndërsa 1.697 u plagosën.
Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit njoftoi se mëngjesin e sotëm ka nisur kundër Izraelit një sulm gjithëpërfshirës të emërtuar "Tufani i Aksa-së". Nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan mijëra raketa ndërsa edhe grupet e armatosura hynë në vendbanimet në rajon.
Pas operacionit "Tufani i Aksa-së" edhe ushtria izraelite njoftoi se ka filluar sulm me dhjetëra avionë luftarakë ndaj Rripit të Gazës.