Zülfiya Yakup
11 Tetor 2016•Përditësim: 12 Tetor 2016
PRISHTINË (AA) - Në seancën e parë dëgjimore në Gjykatën e Apelit lidhur me ankesën e Oliver Ivanoviçit për vendimin e gjykatës me të cilin ai u dënua me nëntë vite burg për krime lufte, mbrojtja e tij kërkoi revidim të vendimit dhe një gjykim të ri ndërkohë që prokurori kërkoi rritje të dënimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fillim, kryesuesi Radustin Petrov, tha se Apeli ka refuzuar kërkesën që të hiqet nga procesi gjyqësor, gjykatësi shqiptar Driton Muharemi, pas çka prezentoi mbrojtjen e Ivanoviçit.
Sipas gjyqtarit Petrov, Oliver Ivanoviç, në ankesën e tij ka kërkuar që aktgjykimi i shkallës së parë të anulohet për shkak se ajo ishte shumë e madhe.
Ivanovic thotë se ai nuk ka qenë në vendin e ngjarjes kur civilët janë vrarë , as nuk ka marrë pjesë në të.
Sipas tij, dëshmitarët kishin qenë subjektiv, dhe se gjykata ka qenë e njëanshme pasi nuk ka hedhur poshtë këto dëshmi ndërsa shtoi se gjykata nuk ka dëshmuar pjesëmarrjen e tij në planin përbashkët të forcave serbe mbi deportimin e shqiptarëve në Shqipëri.
Mbrojtja e Ivanoviçit pohon se nuk është konfirmuar prania e Ivanoviçit në vendin e ngjarjes dhe se dëshmitari Isa Mustafa nuk është i besueshëm sepse dëshmitë e tij kanë mospërputhje.
Nga ana tjetër, prokurori është i mendimit se duhet hedhur poshtë ankesën e palës mbrojtëse dhe se duhet konfirmuar fajin në bazë të aktakuzës.
Në të njëjtën kohë prokurori në ankesën e tij për aktgjykimin e shkallës së parë kërkon që dënimi të rritet për shkak se Ivanoviç nuk ishte vetëm vrojtues pasiv por se ka dhënë përgjigje dhe instruksione vendimtare për kryerjen e veprës penale.
"Operacioni i spastrimit në Mitrovocë është veprim klasik i spastrimit nga forcat e rregullta dhe Ivanoviç ka qenë i vetëdijshëm se po vriten dhe dëbohen shqiptarë”, ka theksuar prokurori.
Gjykimi vazhdon nesër me paraqitjet e të gjitha palëve në proces. Oliver Ivanoviç gjendet në paraburgim që nga data 27 janar, 2014.