Cuneyt Davut
13 Prill 2016•Përditësim: 13 Prill 2016
GJEVGJELI (AA) – Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov bashkë me presidentët e Sllovenisë dhe të Kroacisë Borut Pahor dhe Kolinda Grabar-Kitaroviç, vizituan kampin e refugjatëve që ndodhet në Gjevgjeli në jug të Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Vizita e cila ka nisur me përshëndetjen e forcave të policisë që shërbejnë në këtë rajon ka vazhduar më pas me bisedat private që presidentët kanë zhvilluar me ushtarët e vendeve të tyre. Presidentët të cilët për arsye sigurie kanë hequr dorë nga vizita në kufirin Maqedoni-Greqi, kanë marrë informacione nga organizatat që shërbejnë në kamp.
%2F20160413_2_15473761_7621013.jpg)
Presidenti Ivanov në një deklaratë për media ka theksuar se presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë me këtë vizitë nuk kanë takuar vetëm ushtarët në detyrë në këtë rajon por gjithashtu janë informuar rreth situatës në kufirin Maqedoni-Greqi.
Sipas tij, homologët nga Sllovenia dhe Kroacia kanë vërejtur se sa e rëndësishme është ndihma që kanë ofruar vendet e tyre për Maqedonisë. Ai u shpreh se Pahor dhe Grabar-Kitaroviç janë informuar nga forcat e sigurisë veçanërisht për ngjarjet e që ndodhën para tre ditësh në pikën kufitare.
Ivanov shprehu falënderime ndaj presidentëve të ftuar për mbështetjen që vendet e tyre kanë dhënë.
“Uroj që refugjatët në kampin në Gjevgjeli të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre. Ndërsa ngjarjet të dielën e kaluar në anën kufitare të Greqisë tregojnë se ndodhemi nën një presion serioz nga refugjatët të cilët kërkojnë rihapjen e korridorit. Por korridori ndodhet në këtë situatë për shkak të vendimit të marrë në Bruksel”, deklaroi presidenti i Maqedonisë, Ivanov.