Fuat Kabakçı
16 Janar 2017•Përditësim: 16 Janar 2017
PEKIN (AA) - Pekini këtë vit në luftën kundër ndotjes së ajrit do të shpenzojë 18.2 miliardë jen (2.6 miliardë dollarë), raporton Anadolu Agency (AA).
Qyteti i Pekinit ka paralajmëruar masa më të ashpra në luftën kundër ndotjes së ajrit. Në këtë kontekst, masat do të rriten ndaj 2.750 fabrikave dhe në 700 vende do të inkurajohet përdorimi i energjisë së rinovueshme në vend të qymyrit dhe rreth 300 mijë makina që kanë emetime të larta do të nxirren nga përdorimi.
Për të gjitha këto masa, qyteti ka ndarë një buxhet prej 2.6 miliardë dollarë.