Anees Suheil Barghouti
06 Dhjetor 2018•Përditësim: 06 Dhjetor 2018
JENIN (AA) - Katër palestinezë u plagosën gjatë bastisjes së forcave izraelite në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, bëri të ditur Ministria palestineze e Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përleshjet shpërthyen pasi forcat izraelite bastisën një numër shtëpish në kampin refugjat Jenin në Bregun Perëndimor, tha ministria në një njoftim.
Forcat izraelite përdorën municione të vërteta, plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë çdo banor.
"Katër palestinezë u plagosën me municione të vërteta dhe u transferuan në spital për trajtim mjekësor", tha ministria.
Dhjetëra palestinezë gjithashtu pësuan asfiksim të përkohshëm nga gazi lotsjellës, thuhet në njoftim.
Dy palestinezë thuhet se u arrestuan gjatë bastisjes. Nuk pati komente nga ushtria izraelite për ngjarjet.