Ayhan Şimşek
10 Dhjetor 2022•Përditësim: 12 Dhjetor 2022
Policia gjermane tha se ka kapur sot një person të armatosur që më herët mori peng dy persona në një supermarket në qytetin lindor të Gjermanisë, Dresden, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Arrestuam 40-vjeçarin e armatosur. Dy pengje tani janë të lirë dhe të sigurt”, u tha gazetarëve në vendngjarje zëdhënësi i policisë Thomas Geithner.
Më herët gjatë ditës, policia rrethoi zonën dhe u kërkoi njerëzve të mos shkonin në qytetin e vjetër të Dresdenit. Tregu popullor i Krishtlindjeve (Striezelmarkt) u mbyll gjithashtu.
Mediat lokale raportuan se personi i armatosur qëlloi me armë zjarri në një ndërtesë pranë stacionit kryesor të trenit më herët dhe më vonë iku në qendrën tregtare Altmarkt-Galerie në Dresden, ku mori peng disa njerëz.