Hussein Mahmoud Ragab Elkabany,Ali Semerci
23 Nëntor 2018•Përditësim: 23 Nëntor 2018
RIJAD (AA) - Princi saudit i kurorës Muhammad bin Salman filloi vizitën e tij të parë jashtë vendit pas rastit të vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve SPA Saudi, Princi Bin Salman sot udhëtoi në vizitë të disa vendeve arabe.
Më tej thuhet se Bin Salman filloi vizitën në vendet arabe me urdhër të mbretit Salman bin Abdulaziz dhe qëllimi është që vendi "të forcojë marrëdhëniet në nivel rajonal dhe ndërkombëtar".
Oborri mbretëror nuk ka bërë të ditur se cilat vende do t'i vizitojë princi bin Selman, por televizioni saudit "Al Arabiya" publikoi se Emiratet e Bashkuara Arabe janë ndalesa e parë e princit saudit.
Gazetari dhe kolumnist i "The Washington Post", Jamal Khashoggi u vra më 2 tetor në ndërtesën e konsullatës saudite në Stamboll. Zyra e prokurorisë turke zbuloi se Khashoggi u mbyt menjëherë pas hyrjes në konsullatë dhe se trupi i tij u copëtua dhe u shkatërrua.
Autoritetet e Arabisë Saudite më vonë pranuan se Khashoggi u vra pa u larguar nga konsullata, siç pretendonte fillimisht. Hetimet rreth çështjes janë ende në vijim me një theks në kërkimin e mbetjeve të Khashoggit.