Ekip
14 Qershor 2017•Përditësim: 14 Qershor 2017
BRUKSEL (AA) - Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, të mërkurën ka deklaruar se do të nisin procedurë ligjore kundër Çekisë, Hungarisë dhe Polonisë për mospërfillje të premtimeve në lidhje me pranimin e refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Juncker ka theksuar se "në kuadër të planit dy vjeçar" Çekia, Hungaria dhe Polonia "më shumë se dy vite nuk kanë pranuar asnjë refugjatë".
"Prandaj, nuk na mbetet asnjë zgjidhje tjetër, përveç që sot të nisim veprimet ligjore kundër këtyre vendeve", shtoi Juncker.