Recep Şakar
18 Prill 2017•Përditësim: 18 Prill 2017
MELBURN (AA) - Ministrja e Jashtme e Australisë, Julie Bishop, ka theksuar se programi bërthamor i Koresë së Veriut përbën kërcënim për Australinë në qoftë se nuk ndalet nga komuniteti ndërkombëtar, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për Radion AM në lidhje me testimin e pasuksesshëm raketor të Koresë së Veriut në fundjavë dhe rritjen e tensioneve në rajon, Bishop ka theksuar se mbështesin ndryshimin strategjik të SHBA-ve dhe se në tryezë gjenden të gjitha opsionet, përfshirë edhe ndërhyrjen ushtarake.
Ajo ka thënë se Koreja e Veriut mund të ketë potencialin të godasë Australinë në qoftë se programi i saj raketor lejohet të vazhdojë. "Programi bërthamor i Koresë së Veriut është kërcënim për Australinë", ka theksuar Bishop.