Ekip
27 Prill 2016•Përditësim: 27 Prill 2016
ATHINË (АА) – Në kampin e refugjatëve Moria në ishullin Lesbos është protestuar gjatë vizitës së djeshme të ministrit grek të Migracionit, Ioannis Mouzalas dhe homologut të tij holandez, Klass Dijkhoff, raporton Anadolu Agency (AA)
Duke brohoritur “Liri, liri” refugjatët kanë hedhur gurë, sende të forta dhe shishe plastike gjatë vizitës së zyrtarëve në këtë kamp.
Sipas gazetës greke "Protothema", situata u përshkallëzua kur 400 refugjatëve dhe emigrantëve iu konfirmua se kërkesat e tyre për azil u janë refuzuar, por edhe për shkak të kushteve jo të mira në kamp.
Raportohet se dhuna filloi kur disa refugjatë të mitur dogjën koshat e mbeturinave. Forcat policore përdorën gaz lotsjellës me qëllim që të kontrollojë situatën.