Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
11 Tetor 2016•Përditësim: 12 Tetor 2016
HALEP (AA) - Rritet në 43 numri i të vdekurve si pasojë e sulmit ajror ndaj vendbanimeve të cilat gjenden nën kontrollin e opozitarëve, në Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtar i mbrojtjes civile, Ensar Necib, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, tha se avionët luftarak kanë goditur me 30 "bomba depërtuese" pikat ku gjenden vendbanimet në Halep.