Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
27 Shtator 2016•Përditësim: 27 Shtator 2016
HALEP (AA) - Spitalet në rajonin e kontrolluar nga opozitarët në Halep janë të tejmbushura me të plagosur, pas një jave bombardimesh të regjimit të Asadit dhe forcave ruse, raporton Anadolu Agency (AA).
Në pjesën e kontrolluar nga opozitarët gjatë sulmeve të një jave, ku të paktën 444 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 1.585 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Arif Araf, një doktor në spitalin e improvizuar "Omer", thotë se pas prishjes së armëpushimit, forcat ruse kanë sulmuar me bomba të cilat kanë pasur efekt tërmetesh.
Duke theksuar se vetëm gjatë sulmeve të djeshme në këtë spital kanë ardhur 52 të plagosur, Araf thotë se gjendja është shumë serioze.
"Edhe sot u bombardua një vend afër spitalit. Si pasojë e sulmit infrastruktura pësoi dëmtime të shumta. Kishte të plagosur edhe në radhët e atyre që erdhën në spital. Për shkak se sulmi ishte në orarin e punës kishte shumë të plagosur", është shprehur Araf.