Aydoğan Kalabalık
11 Mars 2022•Përditësim: 14 Mars 2022
Fathi Bashagha, i cili është emëruar si kryeministër i ri nga Dhoma e Përfaqësuesve në Tobruk, Libi, përsëriti qëndrimin e tij se do të marrë përsipër detyrën me mjete paqësore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të bërë nga zyra e shtypit e qeverisë Bashagha, bëhet e ditur se qeveria vazhdon të punojë për përmbushjen e detyrave të saj në Tripoli dhe plotësimin e të gjitha rregulloreve me përgjegjësi.
Në deklaratë theksohet se qeveria Bashagha do të fillojë së shpejti punën e saj në Tripoli, siç kërkohet me ligj.
Duke theksuar se u tregua kujdes që të mos të derdhej gjak, në deklaratë thuhet: "Forca ushtarake e drejtuar për në Tripoli vepruan jo për konflikt, por me ftesë të njerëzve atdhedashës dhe me qëllim sigurie, dhe më pas u kthye në kazermën e saj".
- Veprimtaria ushtarake rreth Tripolit
Pas aktivitetit ushtarak në qytete si Khoms dhe Tarhuna, pranë kryeqytetit Tripoli, prej mbrëmjes së djeshme ka pasur edhe deklarata nga organizatat ndërkombëtare.
Misioni Mbështetës i Kombeve të Bashkuara në Libi (UNSMIL) deklaroi se zhvillimet në fushën e sigurisë në kryeqytet dhe rrethinat e tij janë ndjekur nga afër dhe u bëri thirrje palëve të qëndrojnë të qetë.
Njoftohet se ambasadori i SHBA-së dhe përfaqësuesi Special në Libi, Richard B. Norland, është takuar edhe me kryeministrin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar Abdul Hamid Dbeibeh dhe Fathi Basagha.
- Çfarë kishte ndodhur?
Në takimet e Forumit të Dialogut Politik Libian të udhëhequr nga OKB-ja në nëntor 2020, u vendos që të zhvillohen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vend më 24 dhjetor 2021. Megjithatë, zgjedhjet nuk u mbajtën në datën e caktuar.
Dhoma e Përfaqësuesve në Tobruk më 10 shkurt në një seancë ku shumica e deputetëve në perëndim të vendit nuk morën pjesë zgjodhi ish-ministrin e Brendshëm, Fathi Bashagha, si kryeministër, me arsyetimin se mandati i qeverisë aktuale të Unitetit Kombëtar skadon më 24 dhjetor 2021. Më 1 mars, parlamenti i dha një votëbesim qeverisë Bashagha.
Kryeministri i Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh, akuzoi Dhomën e Përfaqësuesve për devijim nga udhërrëfyesi i përcaktuar në Marrëveshjen e Gjenevës dhe tha se ai ishte në detyrë dhe do t'ia dorëzonte detyrën vetëm një qeverie të zgjedhur.