Mahmoud Barakat
06 Maj 2016•Përditësim: 06 Maj 2016
KERKUK (AA) - Arshad Salihi, kreu i Frontit Turkmen të Irakut, ka deklaruar se organizata terroriste DAESH ka përdorur armë kimike kundër qytetin turkmen Taza Khurmatu, në jug të Kerkukut, raporton Anadolu Agency.
Salihi tha se deklarata e tij bazohet në një raport të publikuar të martën nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike me seli në Holandë (OPCW).
"Raporti i OPCW-së ka verifikuar sulmet e DAESH-it më armë kimike në qytetin turkmen Taza Khurmatu. DAESH posedon materiale për të prodhuar këto lloje të armëve të ndaluara dhe gjithashtu ka edhe ekspertë për të prodhuar këto armë", tha Salihi.
Salihi shtoi se qeveria qendrore e Irakut nuk ka bërë detyrën e saj për të qëndruar pranë fshatit, duke pohuar se "Turqia është ajo që dha ndihmat e nevojshme për të plagosurit."
Më 9 mars, grupi terrorist DAESH sulmoi qytetin Taza Khurmatu që ndodhet rreth 20 kilometra në jug të Kerkukut, me topa që pretendohet se përmbanin armë kimike. Tre civilë u vranë nga këto sulme dhe qindra të tjerë u plagosën.