Beyza Binnur Dönmez
12 Prill 2019•Përditësim: 13 Prill 2019
Numri i të vdekurve nga ebola në Republikën Demokratike të Kongos nga korriku i vitit të kaluar u rrit në 698 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë në RD të Kongos tha se vetëm në katër ditët e fundit kanë vdekur 43 persona, duke shtuar se nga 1.206 rastet e "etheve të miut" (ethet hemorragjike), është konstatuar se 1.140 prej tyre janë prekur nga ebola. Në trajtim janë 84 persona ndërkaq 358 të tjerë po kurohen nga ky virus.
Më tej ministria shton se 66 persona kanë vdekur nga "ethet e miut", por se nuk kanë mundur të konfirmojnë nësa kanë vdekur nga ebola.
Ebola, ethet tropikale e cila për herë të parë u shfaq në vitin 1976 në Sudan dhe RD të Kongos, tek njerëzit mund të bartet nga kafshët e egra. Sipas pretendimeve mund të përhapet edhe nga kontakti me lëngjet trupore, personat e infektuar apo ata që kanë vdekur nga virusi.
Ebola ka ngritur alarmin global në vitin 2014, kur në Afrikën Perëndimore u shfaq epidemia më madhe në botë, në të cilën vdiqën mbi 11.300 njerëz në Liberi, Guinea dhe Siera Leone ndërsa rreth 28.600 të tjerë u infektuan.