Ahmet Emin Dönmez
04 Qershor 2020•Përditësim: 05 Qershor 2020
Në një sulm të rebelëve në Republikën Demokratike të Kongos (RDK) humbën jetën së paku 16 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Militantët e grupit paraushtarak të Shoqatës për Zhvillim të Kongos (CODECO) nga grupi etnik Lend, sulmuan fshatin Moussa në provincën Ituri. Me këtë rast humbën jetën 16 civilë, përfshirë 5 fëmijë.
Në aksionin e ushtrisë së RD të Kongos, i kryer pas sulmit, u neutralizuan 20 kryengritës.
Sipas të dhënave të OKB-së nga viti 2017 gjatë përleshjeve në veri të Iturit humbën jetën së paku 700 civilë.
Forcat e armatosura të Kongos në tetor të vitit 2019 filluan operacion të gjerë kundër separatistëve në pjesën lindore të vendit.
Pjesët lindore të Kongos që kufizohen me Ruandën, Ugandën dhe Burundin gjatë dy dekadave të fundit janë bastion i përleshjeve mes grupeve rebele dhe etnike për shkak të kontesteve të pazgjidhura pronësore mbi tokën, posedimin e burimeve minerale dhe rivalitetet mes shteteve.