Alaattin Doğru
07 Maj 2019•Përditësim: 08 Maj 2019
Numri i të vdekurve nga Ebola në Republikën Demokratike të Kongos nga korriku i vitit të kaluar dhe shpërthimi i epidemisë është rritur në 979, konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Ministria theksojnë se janë kuruar më shumë se 430 persona. Nga gushti i vitit të kaluar në RD të Kongos janë vaksinuar mbi 111.900 persona.
Ebola, ethe tropikale që për herë të parë u paraqit në vitin 1976 në Sudan dhe DR Kongo, tek njerëzit mund të transferohet nga kafshët e egra.
Gjithashtu mund të dyshohet se përhapet nga kontaktet me lëngjet e trupit, individët e infektuar ose ata që kanë vdekur nga virusi.