Felix Nkambeh Tih
15 Gusht 2016•Përditësim: 16 Gusht 2016
GOMA (AA) – Në Republikën Demokratike të Kongos është shpallur 3 ditë zie, pasi në sulmet kryengritëse në verilindje gjatë kësaj fundjave janë vrarë 35 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Qeverisë, Lambert Mende Omalanga, deklaroi se të hënën është dita e parë e zisë ku vendi do të shpreh solidaritet me familjet e të vrarëve, por edhe të tërheq vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare për ngjarjet e dhunshme në Kongo.
Së paku 35 persona janë vrarë gjatë sulmeve të cilat i atribuohen një grupi rebelësh nga Uganda fqinje, Forcat Aleate Demokratike (ADF). Civilët janë sulmuar në qytetin Rwangoma në rajonin Beni.