Onur Usta
21 Gusht 2017•Përditësim: 22 Gusht 2017
KINSHASA (AA) – Gjatë rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara javën që shkoi nga reshjet e dendura të shiut në Republikën Demokratike të Kongos, kanë humbur jetën mbi 200 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i provincës Ituri, Pacifique Keita, theksoi se ka përfunduar aksioni për shpëtimin e njerëzve nën rrënoja në qytetin Tara, në verilindje të vendit.
Ai shtoi se do të fillojë aksioni për dezinfektim për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve ngjitëse.