04 Mars 2019•Përditësim: 04 Mars 2019
BURAK KARACAOĞLU/EŞREF MUSA
Në 1.797 sulme tokësore dhe 67 ajrore të regjimit të Asadit në Siri dhe grupeve të huaja terroriste të mbështetura nga Irani në Idlib, kanë humbur jetën 72 civilë, prej të cilëve 28 fëmijë, shkruan Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të marrë nga burimet e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë), regjimi i Asadit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani, në muajin shkurt në Idlib kanë kryer 1.797 sulme artilerike dhe raketore, ndërsa 67 sulme ajrore.
Në këto sulme kanë humbur jetën 72 civilë prej të cilëve 28 fëmijë dhe 22 gra, janë plagosur 186 civilë prej të cilëve 48 fëmijë dhe 32 gra.
Ndërsa në punimet e kërkim-shpëtimit dhe shuarjes së zjarreve ka humbur jetën një vullnetar i mbrojtjes civile, kurse 4 të tjerë janë plagosur.
Në kuadër të punimeve të shkatërrimit të bombave të hedhura nga regjimi i Asadit dhe të cilat nuk kanë shpërthyer, 83 bomba janë çaktivizuar.
Në Idlib shënjestër më intensive e sulmeve ishte qarku Khan Shejhun, ku dy furra janë lënë jashtë shërbimit, ndërsa 9 shkolla dhe 3 xhami kanë pësuar dëme.
Forcat e regjimit të Asadit nuk kanë ndërprerë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes së Soçit të nënshkruar mes Turqisë dhe Rusisë për të forcuar armëpushimin në Idlib. Ndërsa opozitarët ushtarakë më 10 tetor 2018 tërhoqën armët e rënda nga rajoni ashtu siç e parashikon edhe marrëveshja e Soçit, nënshkruar më 17 shtator 2018.