Seyit Aydoğan
18 Maj 2016•Përditësim: 18 Maj 2016
FORT MCMURRAY (AA) - Zjarri në rajonin Fort McMurray, i cili arriti të konsiderohet si zjarri më i madh në masivet pyjore në historinë e Kanadasë, po vazhdon duke u rritur. Zjarri i cili më parë e kishte shkrumbuar pjesën jugore të qytetit, që nga java e kaluar është drejtuar kah veriu dhe ka filluar të prekë sipërfaqe të reja, raporton Anadolu Agency (AA).
- Zjarri përparon 40 metra në minutë
Sipas deklaratave nga zyrtarë të rajonit, përderisa javën e kaluar zjarri në masivin pyjor kishte shkrumbuar një sipërfaqe prej 201 mijë hektarësh, këtë javë kjo shifër u ngrit në 285 mijë hektarë. U njoftua se zjarri i cili është drejtuar kah veriu përparon me një shpejtësi prej 30-40 metra në një minutë dhe se janë evakuuar 8 mijë punëtorë që punojnë në fushat e naftës që gjenden në këtë rajon.