Ekip
18 Korrik 2022•Përditësim: 20 Korrik 2022
I veshur tashmë me ngjyrat e Barcelonës, Robert Lewandowski, iu bashkua skuadrës në Miami të dielën përpara testeve mjekësore dhe nënshkrimit të kontratës së tij me klubin katalanas, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Jam shumë i lumtur që jam bashkuar me FC Barcelona", tha Lewandowski nga Miami, në një video të publikuar nga Barcelona përpara turneut të saj në SHBA.
Sulmuesi do të nënshkruajë kontratën e tij dhe do të prezantohet zyrtarisht nga klubi pas kryerjes së testeve mjekësore sot.
Barcelona arriti të shtunën një marrëveshje me Bayern Munich për të blerë sulmuesin polak në një marrëveshje që pritet të arrijë afro 50 milionë euro.
Skuadra e Barcelonës, pa Lewandowskin, ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në SHBA të dielën. Ai do të luajë me Miami në Florida përpara se të përballet me Real Madridin në Las Vegas, Juventusin në Dallas dhe New York Red Bull në New Jersey.
Ylli 33-vjeçar, Lewandowski, ka qenë një nga golashënuesit më spikatur të futbollit në dekadën e fundit dhe u zgjodh si lojtari më i mirë i vitit nga FIFA në 2020 dhe 2021. Ai vjen në një moment për të forcuar radhët e Barcelonës e cila nuk fitoi asnjë titull sezonin e kaluar pas largimit të Lionel Messit.