Büşra Selvi Öğütcen
18 Korrik 2022•Përditësim: 18 Korrik 2022
Deputetët në Indi kanë nisur votimin për të zgjedhur presidentin e 15-të të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke qenë se mandati i presidentit të 14-të të vendit, Ram Nath Kovind, përfundon më 24 korrik, presidenti i ardhshëm zgjidhet në votim parlamentar.
Gara zgjedhore është midis kandidatit të Aleancës Demokratike Kombëtare (NDA) nën udhëheqjen e partisë qeverisëse Bharatiya Janata (BJP), Draupadi Murmu, dhe kandidatit të opozitës, politikani veteran, Yashwant Sinha.
Rezultatet e zgjedhjeve, në të cilat do të votojnë rreth 4.896 anëtarë të këshillit, pritet të shpallen më 21 korrik.
Në Indi, presidenti nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, por nga një delegacion elektoral i përbërë nga anëtarë të parlamentit dhe kuvendeve shtetërore.
Posti i presidentit në Indi është kryesisht simbolik, por presidenti luan një rol vendimtar në vendosjen se kush do të formojë qeverinë nëse zgjedhjet kombëtare nuk japin rezultate të qarta dhe vendimtare.