Mahmut Atanur
18 Nëntor 2020•Përditësim: 19 Nëntor 2020
Të paktën 5 persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut që ka ndodhur në provincën e Java-s Qendrore të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Drejtorisë Kombëtare për Menaxhim të Katastrofave (BNPB) thuhet se dje në rajonin Banyumas shirat e dendur kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut.
Zyrtarët njoftuan se si pasojë e rrëshqitjes së dheut katër shtëpi kanë mbetur nën tokë dhe se kanë humbur jetën 5 persona, ndërsa popullata me mundësitë e veta ka marrë pjesë në punimet e pastrimit.
Në Indonezinë me klimë tropikale shpeshherë ndodhin përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.