Arif Yusuf,Afra Aksoy
08 Janar 2017•Përditësim: 09 Janar 2017
BAGDAD (AA) - Numri i të vdekurve në sulmin me autobombë në afërsi të një tregu në lindje të kryeqytetit të Irakut, Bagdad, është rritur në 10, ndërsa 18 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i policisë Muayyad al-Jubouri, në një deklaratë për AA, theksoi se sulmi është kryer me autobombë në tregun Jamila në qytetin Sadr, që gjendet në lindje të Bagdadit.
"Në sulmin në fjalë kanë humbur jetën 10 civilë, ndërsa 18 të tjerë janë plagosur", tha al-Jubouri.
Ai gjithashtu theksoi se nga shpërthimi janë dëmtuar një numër i madh i dyqaneve dhe automjeteve.