Ruslan Rehimov
31 Maj 2017•Përditësim: 31 Maj 2017
BAKU (AA) - Ushtria e Armenisë ka hapur zjarr me obusë ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit në linjën e frontit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ushtria e Armenisë ka hapur zjarr me obusë të kalibrit 82 dhe 120 milimetra ndaj pozicioneve dhe vendbanimeve civile në rajonet Terter, Agdam dhe Fuzuli.
Siç thuhet, në sulm nuk ka patur viktima, kurse ushtria e Azerbajxhanit është kundërpërgjigjur me të shtëna ndaj ushtrisë së Armenisë.
Ministria ka paralajmëruar se në rast të përsëritjes së provokimeve të ngjashme, do të ketë goditje me artileri me rreze të gjatë veprimi ndaj njësive të banuara prapa pozicioneve armene.