Dmitri Chirciu
05 Dhjetor 2024•Përditësim: 06 Dhjetor 2024
Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se është marrë vendimi për mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Polonisë në Shën Petersburg, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga ministria rikujtohet se Polonia më 30 nëntor mori vendim për mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Rusisë në Poznan.
Gjithashtu thuhet se si përgjigje ndaj kësaj, Konsullata e Përgjithshme e Polonisë në Shën Petersburg do të mbyllet që nga janari 2025 dhe se palës polake i është përcjellë një notë lidhur me këtë.
Në deklaratë thuhet se si nevojë e reciprocitetit, edhe 3 diplomatë në Konsullatën e Përgjithshme të Polonisë në Shën Petersburg u shpallën "persona non grata" dhe se në të njëjtën datë duhet të largohen nga vendi.
"Qeveria polake ka ndjekur politikë 'armiqësore' ndaj Rusisë në vitet e fundit. Edhe në të ardhmen Moska do të marrë masa të ashpra kundër hapave jomiqësorë", theksohet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.