Ekip
15 Maj 2016•Përditësim: 15 Maj 2016
DUBAI (AA) - Avioni i Forcave Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) u rrëzua sot gjatë një stërvitje ushtarake, me ç'rast dy persona humbën jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Në avion ishin piloti dhe instruktori i fluturimit, thuhet në kumtesën e shkurtër të Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura të EBA-së.
Në deklaratën me shkrim nuk precizohet modeli i avionit si dhe koha dhe vendi se ku ka ndodhur aksidenti.