Mahmoud Barakat
15 Janar 2019•Përditësim: 15 Janar 2019
TEHERAN (AA) - Irani ka dështuar të niste një satelit në hapësirë, një proces i kritikuar nga SHBA-të dhe i konsideruar sfidues i rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu Agency (AA).
Televizioni shtetëror i Iranit citoi ministrin e Informacionit dhe Komunikimit, Mohammad-Javad Azari Jahromi, duke theksuar se sateliti dështoi të arrijë shpejtësinë e kërkuar në fazën e tretë të nisjes.
Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, ka deklaruar se planet e Iranit për të dërguar satelitë në hapësirë treguan kundërshtimin e vendit për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-ë, duke i bërë thirrje Teheranit të mos përfshihet në ndonjë aktivitet balistik të raketave që mund të jetë në gjendje të prodhojë armë bërthamore.
Irani ka pretenduar se nisja e satelitit nuk shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.