Dildar Baykan Atalay
24 Qershor 2022•Përditësim: 24 Qershor 2022
Senati i SHBA-së miratoi dhe i ka paraqitur për miratim Dhomës së Përfaqësuesve ligjin për rregulloren e armëve për të cilin kanë rënë dakord të dyja partitë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ligji për rregulloren e armëve për të cilin Republikanët dhe Demokratët në Senat kanë rënë dakord, u miratua në orët e mbrëmjes në Asamblenë e Përgjithshme të Senatit.
Projektligji në fjalë u miratua me votën e 65 senatorëve të cilët votuan "pro" ndërsa 35 senatorë Republikanë votuan "kundër".
I paraqitur për miratim në Dhomën e Përfaqësuesve për hapin e radhës drejt miratimit, projektligji përfshin rritjen e moshës për blerjen e armës nga 18 në 21 vjeç.
Në projektligj parashihet që të vendosen disa kufizime për blerjen e armës për personat të cilët më parë kanë pasur të kaluar për dhunë në familje.
Nëse projektligji merr miratimin nga Dhoma e Përfaqësuesve, ai do t‘i paraqitet presidentit amerikan Joe Biden për miratim për t'u bërë ligj.