Ekip
11 Shkurt 2016•Përditësim: 11 Shkurt 2016
WASHINGTON (AA) – Senati amerikan njëzëri ka miratuar vendimin për ashpërsimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut për shkak se ky vend shkeli të drejtën ndërkombëtare veçmas lidhur me testimin e armës bërthamore dhe shfrytëzimin e teknologjisë raketore balistike, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi është miratuar në Senat me 96 vota “për”, i ngjashëm është votimi edhe në Dhomën Përfaqësuese gjatë muajit të kaluar.
Sanksionet shtesë të Koresë së Veriut do të shkaktojnë presion shtesë financiar ndaj regjimit të liderit koreanoverior Kim Jong Un me ndërprerjen e mjeteve financiare të nevojshme për zhvillimin e kokave miniaturë bërthamore dhe raketave me rreze të gjata.