Andelija Stojkovic
17 Qershor 2020•Përditësim: 17 Qershor 2020
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 96 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) nga gjithsej 6.098 teste të bëra, ndërsa një person ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të fundit, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Serbi është 568, prej të cilëve 17 janë në respiratorë.
Nga fillimi i përhapjes së sëmundjes, në Serbi kanë vdekur 257 persona, ndërsa janë regjistruar gjithsej 12.522 raste nga gjithsej 319.581 teste.