ENES CANLI
Libianët falënderuan popullin turk dhe Forcat e Armatosura Turke (TSK) që pastruan shtëpitë e tyre nga minat dhe eksplozivët të vendosura si kurthe nga milicitë e Khalifa Haftar.
Milicët e liderit të forcave të armatosura të paligjshme në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, dhe mercenarët e kompanisë ruse të sigurisë Wagner, pas humbjeve që pësuan kundër ushtrisë së Libisë, pas tyre në vendbanimet në pjesët lindore të kryeqytetit Tripoli, lanë shpërthyes dhe mina të vendose në formë kurthesh.
Ekipet turke për zbulimin dhe shkatërrimin e eksplozivëve artizanalë (METI) pranë TSK-së, me ftesë të qeverisë libiane për rikthimin e sigurtë të civilëve në shtëpitë e tyre, vazhdojnë pastrimin e minave dhe eksplozivëve.
Libianët falënderuan popullin turk dhe Forcat e Armatosura Turke (TSK) që pastruan shtëpitë e tyre nga minat dhe eksplozivët të vendosura si kurthe nga milicitë e Khalifa Haftar. Milicët e liderit të forcave të armatosura të paligjshme në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, dhe mercenarët e kompanisë ruse të sigurisë Wagner, pas humbjeve që pësuan kundër ushtrisë së Libisë, pas tyre në vendbanimet në pjesët lindore të kryeqytetit Tripoli, lanë shpërthyes dhe mina të vendose në formë kurthesh. ( Mücahit Aydemir - Anadolu Agency )
Ekipi i Anadolu Agency (AA) në rajonin Salahaldin, rreth 10 kilometra në jug të qendrës së qytetit Tripoli, kontaktoi civilët që janë kthyer në shtëpitë e tyre të pastruara nga minat e vendosura nga milicitë e Haftarit.
Civilët tregojnë se milicët e Haftarit kanë vjedhur automjetet, klimat dhe sende të ndryshme, duke lënë pas tyre "shkatërrim të rëndë", ndërsa falënderuan TSK-në për pastrimin e minave.
Milicitë e Haftarit pas tyre lanë shkatërrim të rëndë
Lagjja Salahaldin ku gjenden ndërtesa shumëkatëshe, një periudhë ishte një ndër zonat më elitare periferike të kryeqytetit.
Pasi milicitë e Haftarit filluan të përparojnë për të marrë nën kontroll kryeqytetin në prill të vitit 2019, zona Salahaldin shpeshherë përmendej në lajmet e përleshjeve.
Libianët e larguar nga shtëpitë e tyre theksojnë se në periudhën prej 14 muajsh, kohë pas kohe ushtria është vendosur në të dhe kanë pasur mundësi t'i vizitojnë shtëpitë e tyre.
Por shkatërrimi, dëmi dhe plaçkitja që kanë kryer milicitë e Haftarit pasi janë larguar ka tronditur banorët e rajonit.
Gjurmët e shkatërrimit mund të vërehen në shikim të parë
Muhammed et-Tumi (42), baba i katër fëmijëve, menjëherë pas hyrjes në oborrin e tij, has në muret e rrënuara, gjurmët e plumbave dhe bombave.
Ashtu sikurse në shtëpitë e tjera në rajon, mund të vërehen vrima dhe gropa të mëdha për kalimin e milicive.
Tumi thotë se milicitë nga shtëpitë e tjera kanë sjellë sende në shtëpinë e tij. Thasët me rërë të vendosur pranë dritares tregojnë se milicitë e kanë përdorur atë si pozicion këtë vend.
Ashtu si në shtëpitë e tjera, edhe në shtëpinë e Tumi-t ka shkrime në gjuhën ruse.
"Kësaj shtëpie i dhashë mund sa një jetë"
Tumi për AA rrëfeu mbi gjendjen e shtëpisë së tij:
"Çka përjetova vetëm shpirti im mund ta dijë. Kësaj shtëpie i dhashë mund sa një jetë. M'i mori vitet. Por më me rëndësi të gjithë janë në gjendje të mirë, fëmijët, nëna ime, babai im, familja ime, elhamdulillah".
Ai tregon se shtëpinë e ka braktisur në prill të vitit 2019 kur Haftar filloi sulmin në Tripoli. Ai shpreh edhe habi se si milicitë e Haftarit kanë vendosur minat dhe eksplozivët.
Tumi falënderoi ushtarët dhe popullin turk për ndihmën e siguruar.
Milicitë e Haftarit gjatë tërheqjes kanë vjedhur automjetet, klimat
Disa shtëpi më larg nga shtëpia e Tumi-t gjendet edhe shtëpia e Muhammed Erzurumlu (27) me gjendjen e ngjashme.
Tregtari libian, i cili ka jetuar më parë me nënën, babain dhe vëllezërit në shtëpinë trekatëshe në zonën Salahaldin, kanë qëndruar një kohë të gjatë në shtëpi përkundër sulmeve.
Pasi janë rritur përleshjet në rajon, ai në muajin dhjetor e ka braktisur shtëpinë, ndërsa tani jeton në një shtëpi tjetër.
Erzurumlu tregon se milicitë e Haftarit kanë vjedhur automjete, klima, rezervuarë të ujit, për çka ai nuk mund të fsheh habinë.
Gjurmët rreth pranisë së Wagner në çdo cep
Në shtëpinë e Erzurumlu janë gjendur shumë ilaçe, ushqime dhe produkte të tjera në kutitë e të cilëve shkruan me alfabetin kiril.
Njësitë e Wagnerit në pikat ku kanë kryer vëzhgime, në mure kanë shkruar në rusishte informacionet ushtarake dhe koordinatat.
Brenda shtëpive dhe në ballkonë tërheqin vëmendjen xhamat e thyer si dhe shrapnelët dhe gëzhojat e plumbave.
Në dhoma të ndryshme të shtëpisë gjenden arka me armë dhe municione në të cilat shkruan në gjuhën ruse.
Erzurumlu tregon se në çdo vend ka pasur mina, por TSK dhe ushtarët kanë pastruar zonën.
Ndërkohë, Qendra për Pastrimin e Minave dhe Mbjeteve të Luftës njoftoi se 110 persona janë ndikuar nga minat dhe eksplozivët e Haftarit.
Deri më tani kanë humbur jetën 39 persona, ndërsa janë plagosur 71 të tjerë, në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë.