Kristina Maslareviç
10 Maj 2016•Përditësim: 10 Maj 2016
BEOGRAD (AA) – Në prezantimin e projektit “Mbështetje të migrantëve minoren pa shoqërim në Serbi”, theksohet se gjatë vitit të kaluar në Serbi janë regjistruar 230 fëmijë migrantë pa shoqërim prindëror, raporton Anadolu Agency (AA).
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punës, Punësimit, Çështjeve Sociale dhe Qëndrimit Nenad Ivanisheviç tha se bëhet fjalë për rritje të kapaciteteve për vendosje të këtyre fëmijëve në qendrat e migrimit dhe se në tre qytete të Serbisë do të rritet kapaciteti për 50 vende.
“Falë projektit të cilin e zbaton Ministria e Punës në bashkëpunim me Qeverinë e Zvicrës ne do të rrisim kapacitetin për 50 vende në tre qytete të Serbisë, në Suboticë, Beograd dhe Nish, në rast të rast të krizës së re të migrantëve për t’iu ofruar ndihmën më të mirë këtyre fëmijëve”, tha Ivanisheviç.