Michael Hernandez
11 Gusht 2016•Përditësim: 11 Gusht 2016
WASHINGTON (AA) – Rreth 45.000 pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH janë vrarë në Siri dhe Irak që kur koalicioni i kryesuar nga SHBA-të, para dy vitesh filloi bombardimin për të shkatërruar grupin, tha të mërkurën gjenerali amerikan Sean MacFarland, gjenerali i cili udhëheq aksionet, raporton Anadolu Agency (AA).
MacFarland nga Bagdadi deklaroi për mediat se vetëm gjatë 11 muajve të fundit janë vrarë 25.000 pjesëtarë. “Kur kësaj shifre i shtoni edhe 20.000 të vrarë më herët", kjo është 45.000 armiq më pak në fushën e betejës”, tha MacFarland me anë të Skype-it.