Michael Hernandez
19 Shtator 2017•Përditësim: 19 Shtator 2017
WASHINGTON (AA) - SHBA do të dërgojë 3.000 trupa shtesë në Afganistan, tha të hënën sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, raporton Anadolu Agency (AA).
Mattis në një konferencë për mediat në Pentagon theksoi se shumica e ushtarëve tashmë është në rrugë për Afganistan.
Presidenti i SHBA-sve, Donald Trump, muajin e kaluar dha dritën e gjelbër për të rritur numrin e trupave amerikane në Afganistan, si pjesë e një strategjie të re për rajonin, duke premtuar "luftë deri në fitore".
Aktualisht në Afganistan janë angazhuar 11,000 ushtarë amerikanë, të cilët kryesisht trajnojnë ushtarët afganë dhe marrin pjesë në luftën kundër terroristëve të DEASH-it.