AP
29 Tetor 2015•Përditësim: 29 Tetor 2015
WASHINGTON (AA) – Nga burgu në bazën ushtarake amerikane në Guantanamo të Kubës është liruar edhe një i burgosur. Pentagoni ka bërë të ditur se është liruar Ahmed Abdel Aziz, i cili pas 13 vitesh në paraburgim është dërguar në shtëpinë e tij të lindjen në Mauritani, raporton Anadolu Agency (AA).
Aziz ishte i burgosuri i 14-të i cili këtë vit u lirua nga burgu i Guantanamo-s. Ndërkohë që vazhdon plani i presidentit amerikan Barak Obama i cili dëshiron të mbyllë qendrën e paraburgimit në Guantanamo.