Hajer M'tırı
19 Dhjetor 2016•Përditësim: 20 Dhjetor 2016
PARIS (AA) - Gjykata Republikane e Drejtësisë në Paris e ka shpallur fajtore drejtoreshën e përgjithshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde (69) për veprën penale të neglizhencës në rastin e arbitrazhit në të cilin tetë vjet më parë u përfshirë si ministre e Tregtisë dhe Financave të Francës, raporton Anadolu Agency (AA).
Lagarde e cila për shkak të gjykimit mori pushim nga FMN-ja, siç thuhet nga gjykata, edhe pse fajtore nuk do të dënohet dhe nuk do të marrë dosje kriminale.
Lagarde në vitin 2008 ka paguar shumën prej 400 milionë euro biznesmenit francez Bernard Tapie në kuadër të mosmarrëveshjes së gjatë në mes të manjatit dhe bankës "Credit Lyonnais" për shkak të shitjes së kompanisë "Adidas", e cila ishte në pronësi të Tapie që nga viti 1989.
Tapie në vitin 2007 shitjen e "Adidas"-it ia besoi bankës, të cilën më pas e hodhi në gjyq me pretekstin se e kishte dëmtuar në procesin e shitjes.