İnci Gündağ
08 Dhjetor 2015•Përditësim: 08 Dhjetor 2015
LONDËR (AA) - Amnesty International, njoftoi se një pjesë e madhe e armëve dhe municioneve të organizatës terroriste DAESH janë me origjinë të prodhimit nga SHBA-të dhe të ish-shtetet sovjetike të cilat i janë grabitur ushtrisë irakiane, raporton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e publikuar nga organizata me temë "inventari i blerjeve: armatosja e DAESH-it" theksohet se: "Për rrjedhën e armëve në Irak sistemi i dobët dhe kontrollet e neglizhuara kanë ofruar një gamë të gjerë të municioneve vdekjeprurëse për përdorim në masë të madhe kundër njerëzimit dhe në krimet e luftës në Irak nga grupi i armatosur (DAESH) ".
Amnesty International në punimet e përbashkëta me Shërbimet e Kërkimeve të Çarmatosjes (ARES) e cila kryen punime të pavarura në fushën e armëve dhe municioneve ushtarake ka vënë në dukje se një pjesë e madhe e armëve që DAESH ka tani në përdorim i ka shtënë në dorë nga plaçkitjet e stoqeve të ushtrisë irakiane. Gjithashtu theksohet se këto armë janë projektime të Rusisë, Kinës dhe SHBA-së, por edhe të disa vendeve evropiane si Anglia, Gjermani dhe Franca.