Ekip
01 Maj 2018•Përditësim: 01 Maj 2018
DIYALA (AA) – Një polic irakian ka humbur jetën dhe dy të tjerë u plagosën gjatë shpërthimit të bombës që ndodhi sot në lindje të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Kapiteni i policisë, Habib al-Shammari, për AA tha se bomba e kurdisur shpërtheu pasi një patrullë policore po kalonte në veri-lindje të qytetit Baquba në provincën Diyala.
Asnjë grup nuk ka marrë për sipër përgjegjësinë për sulmin. Al-Shammari tha se ka filluar hetimi lidhur me sulmin.
Gjatë javëve të fundit sulmet kundër forcave të sigurisë dhe civilëve janë në rritje në provincën Diyala në Irakun lindor.
Dhjetorin e kaluar, zyrtarët irakianë deklaruan se prania e terroristëve të DEASH-it në Irak ka marrë fund pas tre viteve luftë.
Megjithatë, kohë pas kohe, zyrtarët irakianë kryejnë operacione kundër celulave “të heshtura” të DEASH-it në disa pjesë të vendit.