Muhammet Kurşun
22 Janar 2021•Përditësim: 22 Janar 2021
Një shpërthim ka ndodhur në një uzinë petrokimike në qytetin Bojnord, qendrën e provincës veriore Khorasan në Iranin lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas televizionit shtetëror të vendit, shpërthimi ka ndodhur para mesditës dhe është shkaktuar nga një defekt teknik.
Shpërthimi ka shkaktuar thyerjen e dritareve të ndërtesave deri në 500 metra largësi, ndërsa raportohet se incidenti nuk ka rezultuar në viktima ose të plagosur.